Tech

Lojërat Battle Royale do t’i fitojnë 20 miliardë dollarë në vitin 2019

Lojërat Battle Royale, si Apex Legends i Respawn, Fortnet ose PUBG të Epic, gjatë këtij viti do të gjenerojnë të ardhura prej më shumë se 20 miliardë dollarë, sipas statistikave të kompanisë analitike SuperData, raporton TweakTown.

Raporti më i ri i SuperData sugjeron që zhanri i popullarizuar në të gjitha platformat në vitin 2019 do t’i gjenerojë gjithsej 20.1 miliardë dollarë. Kjo do të jetë një rritje të lartë me një normë vjetore prej 60 për qind, pasi që në vitin 2018 Battle Royale arriti një rritje mbresëlënëse prej 625 për qind krahasuar me vitin 2017.

Pritet që sipas fitimeve do të udhëheqin lojërat buy-to-play, si PUBG ose Black Ops 4 Blackout mode, të cilat do ta sjellin një përfitim prej 10.2 miliardë dollarë. Konzolat do të udhëheqin kur bëhet fjalë për platformat, dhe do të realizojnë fitime prej rreth 10.4 miliardë dollarë. Pas tyre pason PC me 6.3 miliardë dhe pajisjet mobile me 3.3 miliardë dollarë, shkruan KOHA Ditore.

SuperData thekson se këto statistika mund të rriten, ndërkohë që shfaqen lojëra të reja nga zhanri Battle Royale të cilat do ta rrisin popullaritetin e zhanrit.