Tech

Së shpejti vjen Galaxy A40 me çmim prej 249 euro

Foto: GSM Arena

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, muajin e kaluar ka zbuluar tre smartfonë të rinj të serisë Galaxy A – Galaxy A10, A30 dhe A50. Kompani, së shpejti pritet të lansojë modelin A40 ndërsa tani është zbuluar edhe çmimi i tij.

Sipas MySmartPrice, Galaxy A40 pritet të kushtojë 249 euro në shumicën e vendeve të Europës, transmeton Koha.net. Data e saktë e lansimit të këtij modeli ende nuk është zbuluar, por raportohet se do të dalë në shitje së shpejti në Europë.

Samsung Galaxy A40 do të pozicionohet mes modeleve A30 dhe A50, shkruan gsmarena. Galaxy A30 pritet të vijë me procesor Exynos 7904 SoC dhe kamerën kryesore të dyfishtë, ndërsa Galaxy A50 me Exynos 9610 SoC dhe tre kamera në pjesën e pasme.

Gjithashtu, Galaxy A40 pritet të vijë me procesor Exynos 7904, 4 GB RAM memorie, si dhe thuhet se do të punojë me sistemin operativ Android Pie.