Tech

Vivo iQ00, smartfoni për video-lojëra me specifika të fuqishme

Foto: GSM Arena

Për të është spekuluar dhe zbuluar shumë detaje së fundmi, ndërsa tani, më në fund, ka arritur – Vivo iQ00.

iQ00 është smartfoni për video-lojëra i kompanisë së njohur kineze, Vivo, i cili vjen me specifika të hatashme, duke u bërë telefoni më i fuqishëm i kësaj kompanie, transmeton Koha.net. Vjen me procesor të teknologjisë së fundit Snapdragon 855, tre kamera në pjesën e pasme si dhe ofron mbështetje për veçorinë për mbushje të shpejtë të baterisë me shpejtësi prej 44W.

Sllogani zyrtar i iQ00-së është “Në brendësi, një monstrum”, dhe Vivo bëri më të mirën për të sjellë specifikat më të fuqishme, shkruan gsmarena. RAM memorie e tij është 12 GB, ndërsa memoria e brendshme deri në 256 GB. Ekrani i tij është 6.41-inç OLED me ‘notch’ (prerje) dhe skanerin për gishta nën-ekran.

Veçoria për mbushje të shpejtë, 44W, nënkupton se bateria prej 4.000 mAh e Vivo iQ00 mund të mbushet 50 për qind për 15 minuta, 85 për qind për 30 minuta dhe në tërësi për 45 minuta. Vlen të theksohet se versioni me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme nuk do të ketë këtë veçori por do të vijë me atë prej 22.5W.

{gallery}

Pasi ky smartfon i ri është i dedikuar për lojtarët e video-lojërave për celularë, ai ka sistemin e ftohjes “super likuid” i cili sjell një “dhomë me avull”. Po ashtu, vjen me shumë karakteristika të cilat rrisin performancën, të tilla si AI Turbo, Center Turbo, Net Turbo, Cooling Turbo dhe Game Turbo, të cilat vijnë një paketë të quajtur Multi-Turbo, përcjell Koha.net. Këto karakteristika do të rrisin startin e aplikacioneve për 30 për qind, çiltërsinë e pamjes deri në 70 për qind, si dhe kalimin automatik mes lidhjeve Wi-Fi dhe 4G për mos ndërprerjen e video-lojës.

Përveç lojtarëve të video-lojërave në celularë, Vivo iQ00 ka diçka edhe për fotografët që përdorin smartfonët. Ky smartfon vjen me tre kamera në pjesën e pasme prej 13 + 12 + 2 megapikselë.

Sa i përket çmimit, Vivo iQ00 në version me ngjyrë të kaltër “Electric” ose portokalli “Lava” dhe 6/128 GB fillon me çmim prej rreth 390 euro. Versioni me 8 GB/ deri në 256 GB kushton rreth 470 euro dhe nëse doni versionin më të fuqishëm, atë me 12/256 GB, atëherë do të duhet të paguani rreth 560 euro.