Tech

SanDisk sjell kartelat e reja microSD me 1TB

SanDisk dhe Micron sapo i kanë publikuar microSD kartelat e para në botë me 1TB, të cilat do të paraqiten në treg në prill. Vetëm një kartë e tillë, e çiftëzuar me modelin 1TB Galaxy S10+, do të thotë më shumë hapësirë ruajtëse sesa ajo që e kanë shumica në sistemet e laptopëve ose desktopëve, përcjell PhoneArena.

Modeli i kartelës SanDisk UHS-I microSDXC ofron shpejtësi të leximit të të dhënave prej 90MB/s, ndërsa zgjidhja e Micron e ofron shkrim pak më të shpejtë dhe lexim më të ngadaltë, prej 100MB/s, shkruan KOHA Ditore.

Sigurisht, ky kapacitet gjithashtu vjen me një çmim premium. Kartela SanDisk 1TB do të kushtojë 500 dollarë. Micron nuk e ka publikuar çmimin e modelit të vet, por supozohet se do të jetë pak më i ulët. Kartelat microSD të Micron priten në treg deri në verë.