Tech

Zbulohet se çfarë ekrani do të ketë Huawei P30 lite

Descriptive Text

Siç pritej, Huawei P30 lite do të ketë ekran me rezolucion 1080 pikselë. Certifikimi i ri që vjen nga Kina, më saktë nga autoriteti rregullativ TENAA, ka zbuluar se ky ekran është 6.15-inç. Versioni vanilla P30 pritet të ketë ekran të përafërt prej 6.1-inç, po ashtu, me rezolucion prej 1080 pikselë. Po ashtu, modeli lite thuhet se do të ketë ‘notch’ (prerje) në ekran.

Gjithashtu, P30 lite pritet të vijë me bateri prej 3.240 mAh dhe duhet të ketë veçorinë për mbushje të shpejt prej 18W (bazuar në certfikimin 3C), transmeton Koha.net. Dimensionet e Huawei P30 lite do të jenë: 152.9 x 72.7 x 7.4mm.

{gallery}

Modeli lite, po ashtu, pritet të vijë me tri kamera në pjesën e pasme: 20+16+2 megapikselë, si dhe me procesor Kirin 70, shkruan gsmarena.

Ndërsa Huawei nuk e ka konfirmuar ende, pritet që P30 lite të zbulohet më 26 mars, kur do të lansohen zyrtarisht P30 dhe P30 Pro. Në fakt, modeli lite mund të zbulohet edhe disa ditë më herët.