Microsofti tani ka ekstensionet zyrtare të Chrome për Windows Timeline

Microsofti tani ka ekstensionet zyrtare të Chrome për Windows Timeline

20 February 2019 10:44

Ka kaluar pothuajse një vit që kur Microsofti e prezantoi Timeline, që paraqet përpjekjen e kompanisë për t’ua lehtësuar përdoruesve që të punojnë në disa pajisje. Përveç faktit se përcjell se në cilët fajlla dhe faqe qaset shfrytëzuesi në mënyrë kronologjike, ky funksion gjithashtu mundëson qasje në këto fajlla nga pajisjet e ndryshme të Windows.

Funksioni gjithashtu e mundëson ndarjen e historikut të kërkimit në mes të pajisjeve me Windows, iOS dhe Android, për sa kohë që në këto platforma përdoret browseri Microsoft Edge (ose Microsoft Launcher në Android), përcjell Neowin.

Web Activities do të thotë shumë për përdoruesit e Chrome dhe do ta sjellë atë që kompania e ka implementuar në Edge. Kur logoheni me ndihmën e llogarisë tuaj së Microsoftit në ekstension, historia e kërkimit do të përcillet në serverët e Microsoftit dhe të sinkronizohet për pajisje të ndryshme, shkruan KOHA Ditore.

Ata që janë të interesuar që ta provojnë integrimin Timeline për Chrome, mund ta shkarkojnë ekstensionin nga adresa https://chrome.google.com/webstore/detail/web-activities/eiipeonhflhoiacfbniealbdjoeoglid/related

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme