Fillon testimi i Windows 10 për vitin 2020

Fillon testimi i Windows 10 për vitin 2020

19 February 2019 15:15

Microsofti ka filluar testimin e përditësimit të Windows 10, lansimi i të cilit është planifikuar për vitin e ardhshëm.

Testimi i hershëm është i pazakontë për kompaninë, pasi Microsofti njofton dy përmirësime çdo vit. Ndryshe, testimi i parë pas përmirësimit të këtij viti, me emrin kodues 19H2, ende nuk ka filluar.

Zëdhënësja e Microsoftit, Dona Sarcar, thotë se përmirësimet e Windows 10 për vitin 2020 kërkojnë testime më të hollësishme.

“Për disa gjëra, ne vetëm kemi nevojë për më shumë kohë”, tha ajo, transmeton KosovaPress.

Microsofti aktualisht është duke punuar në versionin përfundimtar të përditësimit të ardhshëm të madh për “10-shen” - 19H1, i cili duhet të lansohet në prill. Versioni i tij përfundimtar së shpejti do të dërgohet te testuesit beta.

Pritet që 19H1 do t’i sjellë tema të reja dhe aplikacionet e reja Office, ndërsa asistenti Cortana duhet të ndahet nga opsioni i kërkimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme