Tech

LG K12+ do të arrijë në MWC 2019

Dje, kompania e njohur LG ka paralajmëruar se smartfoni i avancuar më i ri i saj G8 ThinQ do të arrijë me kamerë të përparme të dyfishtë në MWC 2019, Kongresin Botëror të Celularëve i cili mbahet nga 25-28 shkurti, por duket se nuk do të jetë i vetëm.

Sipas spekulimeve të fundit, pajisja e quajtur LG K12+ po ashtu do të arrijë në Barcelona, kur do të mbahet ky panair i madh i teknologjisë, transmeton Koha.net. Po ashtu, thuhet se pajisja e re pritet të vijë me ekran me rezolucion HD+ dhe procesor Hulio P22.

Gjithashtu, thuhet se smartfoni i ri do të ketë ekranin 5.8-inç dhe raport të ekranit prej 18:9, pa një ‘notch’ (prerje në ekran), 3 GB RAM memorie dhe se do të punojë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo, shkruan gsmarena.

Vitin e kaluar, LG K 11+ pati arritur me 32 GB memorie të brendshme kështu që pasardhësi i tij K12+ mund të vijë me të njëjtën kapacitet të memories. Po ashtu, thuhet se smartfoni i ri do të ketë skanerin për gishta në pjesën e pasme dhe veçorinë Face Unlock, të bazuar në Android, për identifikim të fytyrës të cilën tashmë shumica e smartfonëve të përballueshëm po e implementojnë.