Samsung Galaxy S10 shfaqet me Exynos 9829 dhe 6 GB RAM

Samsung Galaxy S10 shfaqet me Exynos 9829 dhe 6 GB RAM

19 January 2019 17:50

Samsung Galaxy S10 është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench. Pajisja e re, e cila mban numrin e modelit SM-G973N, sipas kësaj uebfaqeje, pritet të vijë me procesor Exynos 9820 me tetë bërthama dhe shpejtësi prej 1.95 GHz.

Gjithashtu, sipas Geekbench, Galaxy S10 pritet të vijë edhe me 6 GB RAM memorie, transmeton Koha.net. Duket se ky do të jetë versioni ndërkombëtarë pasi që Samsungu do të përdorë procesorin e tij Exynos për pajisjet e avancuara të dedikuar jashtë vendit, si për shembull për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, shkruan neowin.

Image
Foto: Geekbench

Samsung Galaxy S10, po ashtu, thuhet se do të lansohet në dy versione – njëri model me 6 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, Galaxy S10 pritet të lansohet zyrtarisht më 20 shkurt së bashku me dy modele tjera, S10+ dhe S10 Lite.

Galaxy S10, po ashtu, pritet të vijë me ekran Infinity-O, me një vrimë lartë në pjesën e përparme në të cilën do të jetë e vendosur kamera e përparme dhe skanerin për gishta nën-ekran, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 9 me ndërfaqen e përdoruesit One UI të Samsungut.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme