Xiaomi shet 100 mijë telefona për vetëm 8 minuta

Xiaomi shet 100 mijë telefona për vetëm 8 minuta

15 January 2019 09:18

Teksa përfaqësues të Xiaomit thanë se kompania synon të shesë deri një milionë njësi të telefonit Redmi Note 7 deri në fund të janarit, sot kompania tregoi sinjalin e parë të “pushtimit” të tregut.

Për vetëm 8 minuta e 36 sekonda, kompania sot shiti 100 mijë njësi.

Prezantohet Redmi Note 7 me kamerë 48 MP

Remi Note 7 vjen me kamerë 48 mega-pikselë, procesor Snapdragon 660 dhe çmim prej 150 deri 210 dollarë, varësisht nga RAM memoria dhe hapësira e brendshme. Gjysma e pajisjeve u shitën përmes “Mi Store”, ndërsa gjysma tjetër përmes shitësve tjerë.

Shitja e ardhshme e madhe do të bëhet të premten, më 18 janar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme