Tech

113 miliardë aplikacione janë shkarkuar gjatë 2018-ës

113 miliardë aplikacione janë shkarkuar gjatë 2018-ës

Nëse ndonjëherë ju është nevojitur një arsye për të hyrë në profesionin e zhvillimit të aplikacioneve, statistikat më të fundit nga App Annie mund t’ju bindin. Kjo është sepse sipas rezultateve të tyre të fundit, del se numri i aplikacioneve të shkarkuara gjatë këtij viti është 113 miliardë dhe kjo paraqet 10 për qind rritje për dallim nga viti i kaluar.

Gjithashtu, kjo lë të kuptohet se njerëzit jo vetëm që shkarkojnë aplikacione çdo ditë e më shumë por kjo tregon se ata janë duke shpenzuar kohë më shumë në aplikacione, transmeton Koha.net. App Annie thotë se shpenzimi i kohës në aplikacione në mbarë botën është rritur për 20 për qind nga viti në vit ose në 76 miliardë dollarë.