Tech

Italianët pranojnë mesazhe se kinse prefiksi i Kosovës ua harxhon paratë

Italianët pranojnë mesazhe se kinse prefiksi i Kosovës ua harxhon paratë
Foto: Ilustrim
 

Një fushatë me mesazhe në “WhatsApp” ka nisur në Itali ku përdoruesve të këtij aplikacioni ditëve të fundit po u dërgohet një mesazh që u bën thirrje atyre të mos lajmërohen nëse pranojnë thirrje nga disa prefikse, e në mesin e të cilëve është edhe prefiksi i ri i Kosovës, +383.

Mediumi italian, “Libero.it”, shkruan se raste të këtilla ka shumë që alarmohen qytetarët, por të gjitha janë mashtruese.