Tech

Zbulohen madhësitë e ekranit të Samsung Galaxy S10

Llogaria e famshme në Twitter, Evan Blass, ka publikuar një fotografi në të cilën supozohet se është seria e re e smartfonëve të Samsungut, Galaxy S10. Megjithatë, postimi i tij thotë se madhësitë e ekraneve të zbuluara në këtë fotografi janë të bazuara në pritjet e këtij prodhuesi gjigant të teknologjisë.

Sipas fotografisë, më i vogli dhe më i përballueshëm - S10 Lite, do të ketë ekranin 5.8-inç dhe një kamerë të përparme në mes të ekranit ndërsa S10 i rregullt do të ketë ekran 6.1-inç me të njëjtën kamerë, transmeton Koha.net.


Versioni më i madh, S10+ do të ketë ekran 6.4-inç dhe dy kamera të përparme.


Lexoni edhe: 

Kështu do të duket Samsung Galaxy S10+ [video]


Gjithashtu, edhe Ice Universe, një tjetër llogari e famshme në Twitter, konfirmon se këto madhësitë e ekraneve janë të sakta.