Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google konfirmon se do ta heqë aplikacionin Allo

Google planifikon që t’i japë fund aplikacionit Allo në vitin e ardhshëm, ka konfirmuar kompania përmes një blogu, raporton CNBC.

Përkundër që ka në përdorim sistemin operativ që dominon në telefonat e mençur, Androidin, Google asnjëherë deri më tani nuk arritur të krijojë një aplikacion për bisedë për të rivalizuar iMessage të Apple apo Messengerin dhe WhatsApp-in e Facebookut, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Allo” që ishte lansuar dy vjet më parë, do të jetë në funksion deri në mars 2019, me ç’rast përdoruesit do të duhet të shkarkojnë ndonjë bisedë që duan ta ruajnë.