Trumpi thotë se konsumatorët nuk do ta kenë problem tarifë 10 për qind për iPhone

Trumpi thotë se konsumatorët nuk do ta kenë problem tarifë 10 për qind për iPhone

27 nëntor 2018 14:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë për ‘The Wall Street journal’ se ai pret që të vë tarifa për të gjitha mallrat kineze që importohen, përfshirë pajisjet siç është iPhone.

Kjo mund ta rrisë koston e iPhonet për 10 për qind, një rritje për të cilën Trump beson se nuk do të jetë ndonjë problem, transmeton Koha.net.

“Njerëzit mund ta përballojnë atë shumë lehtë”, ka thënë Trump.

Ky lajm vjen vetëm pas katër ditësh nga samiti i përbashkët mes Trumpit e liderit kinez, Xi Jinping.

Tarifat e vëna nga Trumpi për importet 200 miliardë dollarëshe nga Kina në SHBA do të rriten për 25 për qind nga ato ekzistuese.

E nëse negociatat në mes të presidentëve dështojnë, tarifa mund të vihen edhe për 267 miliardë dollarë mallrave të tjera të importuara nga Kina të cilat tani janë të pataksuara, e të cilat do t'i rrisin çmimet e produkteve teknologjike të Applet e kompanive të tjera për 10 deri 15 për qind.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme