Tech

Huawei prezanton telefonin me rrjet 5G në shkurt

Descriptive Text

Huawei ka mbajtur një demonstrim privat të një prototipi të një telefoni që paloset e me rrjet 5G në Kore të Jugut, raporton “ETNews”.

Kompania po punon në përkrahjen e gjeneratës së re të rrjetit, ndërsa, sipas agjencisë koreane të lajmeve, planet e kompanisë janë që ky telefon të prezantohet në panairin MWC 2019, në fund të muajit shkurt.

Telefoni që mund të paloset thuhet se ka ekran 8-inç.

Hapi përfundimtar para se të dalë në publik është testimi i gjeneratës së re. Kur të nisë funksionimi i rrjetit 5G atëherë do të bëhet lansimi i pajisjes.