Tech

Çdo 1 min në botë dërgohen 29 mln mesazhe në WhatsApp dhe postohen 243 mijë foto në Facebook

Çdo 60 sekonda në botë dërgohet 29 milionë mesazhe në WhatsApp dhe 156 milionë email, 243 mijë foto postohen në Facebook dhe 65 mijë foto në Instagram, 350 mijë cicërime në Twitter dhe ngarkohen 210 mijë mesazhe në Snapchat.

Ajo që ka bërë këtë përllogaritje është një qendër Ekonomike Digjitale (Ced), e cila ka prezantuar një raport në Romë.

Çdo minutë rreth 3.8 milionë kërkime bëhen në Google dhe 2 milionë telefonata në Skype, krijohen rreth 120 adresa të reja në Linkedln dhe bëhen rreth 25 mijë postime në Tumblr dhe 18 mijë takime dashurie në aplikacionin Tinder. Të gjitha në një minutë.

Në fushën audiovizive gjithmonë sipas raportit, çdo minutë në glob përdoruesit e Spotifyt dëgjojnë rreth 1.5 milion këngë dhe të abonuarit në Netflix shohin 87 mijë orë filma.

Më shumë se 16 mijë video janë parë në Vimeo, ndërsa në platformën Youtube, gjithmonë në 60 sekonda, përdoruesit ngarkojnë 400 orë filmime.