Samsungu mund të përballet me një tjetër fiasko, pasi është rritur shumë numri i ankuesve se ekrani i telefonit të ri Galaxy S8 po përmban një hijezim në ngjyrë të kuqe.
Teksa pajisja akoma nuk ka nisur të dalë në gjitha shtetet, kompania ka nisur shitjen në Kore të Jugut, për klientët që kanë para-porositur pajisjen. Shumë përdorues janë ankuar përmes rrjeteve sociale për hijen misterioze në ekranet e tyre, raporton CNET, transmeton Koha.net.
{gallery}
Një zyrtar i kompanisë ka konfirmuar problemin duke thënë se ky nuk është problem harduerik, por mund të rregullohet përmes ‘settingsave’ të ekranit.
Gjithsesi, pronarët koreanë të telefonave S8 kanë reaguar se ata nuk po mund ta rregullojnë problemin as përmes ‘settingsave’.
Edhe
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
Një problem të madh me pajisje ka pasur Samsungu edhe me Note 7 që dështoi pasi kompania pranoi një gabim në bateri që shkaktonte eksplodimin e telefonit.
Ndërkohë, thuhet se Samsungu ka thyer rekord të shitjeve me pajisjen e re pasi deri tani ka shitur rreth 60 milionë njësi.
-
Samsungu dhe Hyundai rrisin investimet vendase mes marrëveshjes së re tregtare me SHBA-në
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu