Duket se gjiganti i kërkimit, Google, do të përfundojë brendin Nexus të smartfonëve sepse tani është i fokusuar më shumë në serinë Pixel. Po ashtu, fatkeqësisht, kjo nënkupton se në kushtet e mbështetjes dhe përditësimeve, duket se seria Nexus ka ardhur te një fund, sipas një postimi në uebfaqen e Googlet për mbështetje.
Sipas uebfaqes, thuhet se kushtet e përditësimit, të dy smartfonëve – Nexus 5X dhe 6P, nuk do të marrin më përditësimet e sigurisë pas këtij muaji, transmeton Koha.net. Të dy këtyre smartfonëve nuk u është garantuar përditësimi me versionin Android që nga shtatori i vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, ubefaqja për mbështetje e Googlet përmend se asnjëri nga këta dy smartfonë nuk do të marrin mbështetje online pas muajit nëntor të 2018-ës. Të dy, Nexus 5X dhe 6P, ishin pajisjet e fundit të familjes së smartfonëve Nexus. Smartfonët e mëhershëm Nexus kanë përfunduar jetën e tyre që nga viti i kaluar dhe më herët.