Tech

Facebook lanson Messengerin e ri, vjen më i thjeshtë

Messengeri 4 është duke u lansuar globalisht për të gjitha pajisjet kompatibile, ka bërë të ditur Facebook përmes një deklarate për shtyp. Messengeri i ri premton eksperiencë më të thjeshtuar duke u fokusuar në veçoritë më të rëndësishme të cilat i shfrytëzojnë përdoruesit.

Image

Vetëm tre nga nëntë modulet kanë mbetur te versioni i ri i Messengerit: Chats, People dhe Discover, transmeton Koha.net. Madje, asnjë nga veçoritë e këtij aplikacioni nuk janë larguar dhe kështu ai vjen më i fuqishëm.

Facebook mendon se këto ndryshime të reja mund të hutojnë përdoruesit e Messengerit, prandaj ai versioni i ri do të lansohet në faza në javët e ardhshme. Njëkohësisht, rrjeti më i madh social premton se do të sjellë veçoritë e reja në Messenger, duke përfshirë modulin Dark Mode dhe ndërfaqen e rifreskuar.