Tech

Para-porositë e Galaxy Note9 vijnë me 150 dollarë vlerë të valutës në lojën Fortnite

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, planifikon një fushatë të madhe të marketingut për fabletin e saj të ardhshëm Galaxy Note9. Kompania koreano-jugore do të reklamojë Note9 si një telefon perfekt për biznes dhe lojëra.

Sa i përket lojërave, Samsung ka hyrë në partneritet me studion Epic Games, më saktësisht me zhvilluesit e lojës më të famshme për momentin – Fortnite, transmeton Koha.net. Me sa duket, e vetmja mënyrë për luajtur lojën në version Android do të jetë përmes blerjes së Samsung Galaxy Note9, së paku për katër muajt e parë.

Pas kësaj, Epic Games planifikon të shpërndajë lojën drejtpërdrejtë përmes uebfaqes së saj zyrtare, në mënyrë që të shmang zbritjet prej 30 për qind të Googlet. Natyrisht, kjo do të kërkojë nga përdoruesit e Androidit disa punë shtesë të cilat do t’iu lejojë atyre të instalojnë aplikacionet nga shërbimet e palëve të treta.

Lexoni edhe: 

Konfirmohet data e lansimit të Galaxy Note9

Ndër promovimet e shumta që Samsung planifikon t’u ofrojë atyre që para-porositin Galaxy Note9, është edhe ajo që synon fansat e video-lojërave. Tani është publikuar një njoftim në uebfaqen e Epic Games i cili konfirmon se para-porositjet e Samsung Galaxy Note9 do të vijnë me 15,000 V-Bucks (valuta e lojës Fortnite). Këto 15,000 V-Bucks kanë vlerën prej 150 dollarë.

Natyrisht, me para-porositjet e Galaxy Note9 do të ketë edhe opsione tjera në rangun e njëjtë të vlerës sikurse me valutën e Fortnite.