Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohet çmimi i Samsung Galaxy Note9

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, do të prezantojë Galaxy Note9 më 9 gusht dhe për këtë fablet po shfaqen detajet e reja vazhdimisht.

Sipas informacionit më të fundit që vjen nga Indonezia, më saktësisht nga posterët e publikuar, ku ky fablet është listuar për para-porositje, është zbuluar çmimi i tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Galaxy Note9 do të kushtojë rreth 940 dollarë, transmeton Koha.net. Ky është çmimi për versionin me 128 GB memorie të brendshme, ndërsa versioni me 512 GB do të kushtojë rreth 1,215 dollarë.

Samsung Galaxy Note9 do të jetë në dispozicion në tre ngjyrë në tregun aziatik-paqësor – ngjyrë të zezë, të kaltër dhe bakri, por versioni 512 GB nuk do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kafenjtë.

Çmimet dhe ngjyrat përkojnë me atë që ka postuar ditë më parë llogaria e famshme @rquandt, ku shkruante se pajisja do të kushtojë mes 1,050 dhe 1,250 euro në Europë, përcjell Koha.net. Fotografia, po ashtu, zbulon se lapsi S Pen i këtij fableti të kaltër do të jetë me ngjyrë të verdhë.

Image