Tech

10 smartfonët me android më të mirë të 2017-ës

Edhe pse ende ka kohë deri në përfundimin e vitit 2017, tashmë ka shumë smartfonë që janë lansuar gjatë këtyre muajve, transmeton Koha.net.

Uebfaqja teknologjike androidheadlines ka zgjedhur 10 smartfonët më të mirë të lansuar gjatë vitit 2017, e që secili nga ta është fantastik nga specifikat e që ndryshimi është çmimi i tyre.

Image

10. Sony Xperia XZs

Ky smartfonë tani kushton rreth 600 euro ndërsa ka ekranin 5.2 inch, 4 GB RAM e 64GB hapësirë memorie të integruar, procesorin Qualcomm Snapdragon 820, kamerën kryesore e ka 19 megapixel ndërsa ballorja13 megapixel, baterinë 2,900 mAh, sistemin operativ Android 7.1 të para instaluar.

Image

9. Huawei P10 dhe P10 Plus

Huawei P10 dhe P10 Plus janë smartfonë që nuk shiten në çdo shtet, ndërsa konsiderohen të lirë për t’u blerë.

Njëri ka ekranin 5.1 inch ndërsa tjetri 5.5 inch, që të dy kanë 4GB RAM, 64GB memorie të integruar. Ky telefon posedon dy kamera kryesore, njëra 20 megapixel e tjetra 12 megapixel. Kamera ballore 8 megapixel.

Image

8. Lenovo Moto X Force

Lenovo Moto X Force ka ekranin 5.5 inch me rezolucion 2560 x 1440, 4GB RAM, 64GB hapësirë në memorie, procesorin Qualcomm Snapdragon 820, kamerën nga pas 21 megapixel ndërsa nga para 5 megapixel.

Image

7. Moto G5 Plus

Moto G5 Plus ka çmimin nën 280 euro, ekranin 5.2 inch, ndërsa ka dy modele që ofrohen, njëri me 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirën memorie, e tjetri 4GB RAM e 64GB hapësirë në memorie, e procesorin që të dy modelet e kanë Qualcomm Snapdragon 625.

Image

6. OnePlus 3T

OnePlus 3T ka ekranin 5.5 inch ndërsa ka 6GB RAM e 64Gb hapësirë në memorie, e procesorin Qualcomm Snapdragon 821.

Image

5. HTC U Ultra

HTC U Ultra ka ekranin 5.7 inch QHD, 4GB RAM, 64GB memorie të integruar, procesorin QualComm Snapdragon 821, kamerën nga pas 12 megapixel e nga para 16 megapixel.

Image

4.Samsung Galaxy S7 Edge

Samsung Galaxy S7 Edge ka ekranin 5.5 inch me rezolucion 2560 x 1440, 4GB RAM e 32GB ose 64GB hapësirë në memorie, procesorin Qualcomm Snapdragon 820.

Image

3.Google Pixel / Pixel XL

Google Pixel ka ekranin 5 inch me rezolucion 1920 x 1080 e baterin 2,770 mAh ndërsa Pixel XL 5.5 inch me rezolucion 2560 x 1440 ka baterinë 3,450 mAh. Specifikat e tjera janë të njëjtat, si 4GB RAM e 32 GB apo më shumë hapësirë në memorie, procesorin QualComm Snapdragon 821, kamerën nga pas 12.3 megapixel, nga para 8 megapixel.

Image

2. LG G6

LG G6 ka ekranin 5.7 inch QHD+, 4GB RAM, 32 GB hapësirë në memorie, procesorin Qualcomm Snapdragon 821, baterinë 3,300 mAh, dy kamera nga pas me 13 megapixel ndërsa nga para 5 megapixel.

Image

1.Samsung Galaxy S8 & S8 Plus

Samsung Galaxy S8 ka ekranin 5.8 inch e bateri 3,00 mAh ndërsa Galaxy S8 Plus ka 6.2 inch ekranin e 3,500 mAh.

Image