TE LINDA

Te Linda - Sallatë djegëse me karotë

Përmbajtja: 

• 1 kg karotë 
• 1 kg speca djegës 
• 1 l salcë domate 
• Kokë hudhër 
• ½ tufe majdanoz 
• 50ml uthull molle 
• 50ml vaj misri 
• Kripë sa ka nevojë (rreth 25gr)

Përgatitja:

1. Karotat dhe specat e pastruar i ndajmë pjerrtas më trashësi rreth 1-2mm, pastaj i skuqim në vaj rreth 20 minuta në temperaturë mesatare. 
2. Pasi të jenë gati shtojmë salcën e domateve, dhe të gjithë përbërësit e tjerë. 
3. Ziejmë mbi temperaturë mesatare edhe për 10-15 minuta. 
4. Në fund mbushim kavanozat e sterilizuar, mbyllen mirë pastaj rrotullohen duke i lënë të qëndrojnë për 24 orë dhe më pas kthehen në gjendjen e zakonshme.