TE LINDA

Bukë italiane “focaccia”

Përbërësit: 
300gr miell gruri integral 
300gr miell gruri 
7gr maja buke 
10gr mjaltë
1 lugë çaji kripë 60ml 
vaj ulliri 450gr ujë të vakët 
Qepë, speca, domate qershi, rozmarine…

Përgatitja: 
Në një enë vendosim të gjithë përbërësit e ngurtë. Brumin e gatuajmë, duke ia shtuar një nga një përbërësit e lëngshëm. 
Masën e fituar e lëmë të bymehet, pastaj e vendosim në tepsi dhe e lëmë të qëndrojë për 20 minuta të tjerë. 
Në fund i vendosim perimet, duke i shtypur mbi brumë. Buka piqet në 200 gradë Celsius rreth 20 minuta.