TE LINDA

Ëmbëlsirë me fruta

Përmbajtja:

Brumi

• 4 vezë

• 4 lugë sheqer

• 4 lugë miell

• 1/3 pako pluhur për pjekje

• 50gr çokollatë e zezë

• lëvoren e një limoni

Kremi

• 750ml qumësht

• 100gr sheqer

• 3 të verdha të vezës

• 1 pako sheqer vanilje

• 40gr nisheste

• 30gr miell

• 50gr gjalpë

• 2 banane

• 200gr dredhëza

• lëngun e një limoni

 

1. Tundim mirë vezët me sheqer.

2. Shtojmë çokollatën e kaluar në rende, lëvoren e limonit.

3. Në fund shtojmë miellin pak nga pak, duke e përzierë me kujdes që të mos e humbim volumin e vezëve.

4. Piqet në 180°c, rreth 12-15min.

Kremi:

5. Marrim 500ml qumësht dhe vendosim mbi zjarr të ziejë.

6. Marrim një enë dhe i shtojmë të gjithë përbërësit tjerë, përveç gjalpit.

7. Në fund shtojmë qumështin e mbetur. 8. Masën e përgatitur ia shtojmë qumështit pak para pikës së vlimit.

9. Përziejmë mbi zjarr vazhdimisht derisa të fitohet një masë kremoze.

10. Pasi kremi të jetë zier në fund shtojmë gjalpin.

Mbi petën e pjekur shtojmë pemët të ndara në pjesë të vogla, të cilat më parë i lagim me lëng limoni. Mbi pemë shtojmë kremin, pastaj mbulohet me një folie plastmasi dhe e lëmë të ftohet së paku për 2 orë.