Përbërësit:
200gr biskota çokollate
120gr gjalpë
400gr boronica
100gr sheqer
1 pako xhelatine
250gr djathë “Mascarpone”
400gr krem qumështi “Hopla”
Lule behari
Përgatitja:
Bluajmë biskotat dhe pastaj sipër ua hedhim gjalpin e shkrirë.
Masën e fituar e vendosim në tepsi, duke e shtypur sipërfaqen me një mjet të fortë dhe e lejmë në frigoriferë për 10 minuta.
Ziejmë boronicat me sheqer për 5 minuta. Aktivizojmë xhellatinën me 4 lugë ujë.
Pasi boronica të jetë gati, enën e largojmë nga zjarri dhe shtojmë xhelatinën.
Masën e fituar e bluajmë me blender dhe e lëmë anash të ftohet pak, duke e mbuluar me folje najloni.
Djathin “Mascarpone” e tundim bashkë me kremin e qumështit, derisa të trashet. Në fund ia shtojmë kremin nga boronicat.
Masën e fituar e shtojmë mbi biskotat. Ëmbëlsira duhet të qëndrojë në frigorifer së paku 2 orë.
Dekorohet sipas dëshirës.