Përbërësit
1 pulë fshati
Kripë
3 degë selinoje
1 qepë
1 karotë
1 spec i kuq
200gr oriz
Vaj ulliri
Kripë/piper
Majdanoz
1 lugë supe spec i kuq i bluar
Erëza sipas dëshirës
Përgatitja
Pulën e marinuar me kripë dhe piper e skuqim në vaj ulliri.
Shtojmë ujë të vluar dhe e lejmë të ziejë në temperature të ultë, derisa mishi të jetë zbutur.
Në enë ku do të piqet tava, në vaj ulliri i skuqim të gjitha perimet e grimcuara.
Shtojmë orizin dhe erëzat.
Mishin e zier e vendosim sipër, pastaj ia shtojmë ujin derisa mishi të mbulohet.
Masa piqet në temperaturë 180 gradë Celsius, rreth 40 minuta me kapak të mbyllur.
Në 10 minutat e fundit, ia largojmë kapakun.