Përbërësit
20 hurma
50gr djathë “Mascarpone”
100gr lajthi të pjekura.
30gr mjaltë
Përgatitja
Hurmave ua largojmë bërthamën, duke i prerë pastaj në mes.
Djathit “Mascapone” ia shtojmë mjaltin dhe lajthitë, dhe të gjithë masën e përziejmë.
Me masën e përfituar më pas i mbushim hurmat e prera në mes.
Sipër u hedhim pak lajthi të pjekura.