TE LINDA

Kifle në formë më ndryshe

2 vezë

220ml qumësht

40gr mjaltë

7gr majë

600gr miell

80gr gjalpë

10gr kripë

Krem çokollate “Pasta Nusso”

100gr lajthi

 

Përgatitja

Marrim një enë dhe shtojmë në të qumështin, mjaltin dhe vezët, duke i përzier.

Në një enë tjetër shtojmë miellin, majën, mjaltin dhe kripën.

Gatuajmë brumin, duke ia shtuar gradualisht përbërësit e lëngshëm.

Në fund shtojmë gjalpin e zbutur, duke vazhduar që ta ngjeshim brumin.

Brumin e fituar e lejmë që të dyfishohet në një ambient të ngrohtë.

Dhe brumin e dyfishuar e hollojmë në formë drejtkëndëshi me trashësi rreth 5 milimetër, e lyejmë me krem çokollate “Pasta nusso” dhe e rrotullojmë, duke ia dhënë formën e rolladës.

Pastaj e presim në mes për së gjati dhe e gërshetojmë.

Vendosim brumin në tepsi, e lëmë që të pushojë për 20 minuta.

Në fund e lyejmë sipër me të verdhat e vezës, dhe e lëmë të piqet në temperaturë prej 200 gradësh Celsius, rreth 30 minuta.