SPORTI NË KTV

Komuna e Rahovecit planifikon ta shndërrojë stadiumin e futbollit në shëtitore

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Pak metra e ndajnë palestrën “Mizahir Isma” me stadiumin e qytetit në Rahovec. Fusha e stadiumit të Rahovecit vërehet vetëm nga platoja e palestrës. Nga pjesa e poshtme pamjen e fushës e pengojnë muret e larta që e rrethojnë stadiumin, i cili për një periudhë të shkurtër pritet të jetë shesh. Komuna e Rahovecit planifikon ta shndërrojë stadiumin në shëtitore. Puna për realizimin e projektit për t’u bërë sheshi tashmë ka nisur.

“Në një formë bëhet zhvendosja, pasi Komuna e Rahovecit do ta ketë stadiumin, KF Rahoveci do ta ketë stadiumin e vet”, thotë Afrim Dina, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit.