SPORTI NË KTV

“Sporti Total” rikthehet me program dinamik

“Sporti Total” rikthehet me program dinamik

Emisioni më i ndjekur për zhvillimet sportive në vend “Sporti Total” do të rikthehet së shpejti në ekranin tuaj. “Sporti Total” do vijë në transmetim në Kohavision nga 30 gushti dhe do të vazhdojë me ju të dielave nga ora 22:15.

Emisioni do të rikthehet në sezonin e ri me rubrika të reja, por edhe ato tradicionale të cilat e kanë veçuar atë si programin më dinamik sportiv në vend. Nuk do të mungojnë debatet në studio, por edhe intervistat ekskluzive me personalitete të ndryshme nga fusha e sportit në vend dhe jo vetëm.