Hokejisti shqiptar Arbër Xhekaj (Montreal) ka pasur një rrahje spektakolare me Matt Rempe (NY Rangers), në ndeshjen e ligës NHL të hokejit mbi akull.
Dy hokejistët janë gjigantë, ndërsa hoqën dorezat dhe nisën rrahjen tipike të hokejit mbi akull. U shkëmbyen disa goditje para se Xhekaj të rrëzonte kundërshtarin në akull dhe të festonte fitoren derisa tifozëria brohoriste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur i shoh shokët e skuadrës duke rrahur akullin me shkopa për të më uruar dhe dëgjoj turmën duke brohoritur, i them vetes se nuk e kam bërë për asgjë dhe se kam ndihmuar ekipin tim”, tha Xhekaj pas ndeshjes.
“Këto janë momentet e mia të preferuara në zënkë”.
Skuadra e shqiptarit ishte duke humbur në momentin e rrahjes, por më pas ndryshoi rrjedha. Fitoi në fund.
“Unë po kërceja, isha shumë i entuziazmuar”, ka thënë Juraj Slavkosky, bashkëlojtar i Xhekajt. “Ajo që ndodhi na dha momentin”, ka shtuar ai.
VIDEO: