Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është huazuar nga ekipi i Bazelit.
Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij KRC Genk, të cilët kanë arritur një marrëveshje me klubin zviceran Bazel për transferimin e Zhegrovës, me mundësi blerjeje në të ardhmen, transmeton koha.net.
Zhegrova është huazuar te Bazeli për 1 vit e gjysmë.
Kosovari 19 vjeçar është paraqitur në 12 ndeshje gjatë këtij sezoni me klubin e Belgjikës, KRC Genk.
Lexoni edhe: Lazio i bashkohet Milanit në garën për Zhegrovën
Artikuj të ngjashëm