Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Vërsaljko transferohet tek Interi

Atletico Madridi ka konfirmuar se Shime Vërsaljko ka kaluar tek Interi në formë huazimi me të drejtë blerje.

“Klubi ka arritur marrëveshje me Interin dhe pritet formalizimi i dokumenteve dhe testet mjekësore për transferimin e Shime Vërsaljkos”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

“Pas dy sezoneve duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë, gjatë të cilave shfaqi talentin dhe sakrificën, i dëshirojmë gjitha të mirat në aventurën e tij të re me Interin që ka të drejtën për blerjen e tij”, thuhet më tej.