Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Agim Sopi trajner i Feronikelit

FC Feronikeli ka njoftuar se ka zgjedhur trajnerin e ti të skuadrës së tyre.

Feronikeli ka treguar se Agim Sopi është caktuar si kryetrajner i kësaj skuadre, pas largimit të Dejan Vukicevic nga kjo pozitë.

“Sopi ka stërvitur sot skuadrën dhe është njoftuar me futbollistët, gjatë stërvitjes së rregullt në “Rexhep Rexhepi””, thuhet në kumtesën e skuadrës, transmeton Koha.net.

“Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trainerit, gjatë viteve 2014-2017.
Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Drenasi.

“Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1, i cili i përshtatet me përpikmëri skuadrës sonë”, kanë shtuar ata.