Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyba: Kemi kryer vetëm 50 % të punës

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba është i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Ludogoretsit.

Por ai ka thënë se në Prishtinë e kanë kryer vetëm 50 % të punës.

Në Bullgari thotë se i pret punë edhe më e vështirë. “Po bëj detyrat që më takojnë në ndeshje. Edhe profesori më ka dhënë besimin, ndërsa unë po jap gjithçka nga vetja. Ne jemi shumë mirë të përgatitur fizikisht, por edhe kundërshtari është mirë fizikisht dhe ka cilësi të mëdha. Ne kemi stërvitur gjatë gjithë kohës dhe jemi përshtatur shumë mirë, prandaj nuk e kishim problem të koordinohemi. Ne kemi bërë 50 % të punës, pasi na pret një punë shumë e vështirë në Bullgari”, ka thënë Zyba.