Përfaqësuesja e Zvicrës e ka befasuar kampionen në fuqi të Evropës, Italinë në ndeshjen që po luhet në Romë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Në minutën e 12-të, Zvicra ka kaluar në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Silvan Widmer. Widmer shënoi me një gjuajtje të fortë prej rreth 17 metrave pas asistimit Noah Okaforit nga krahu i majtë.
Kjo ndeshje i takon Grupit C kualifikues dhe mund të vendos për vendin e parë në grup. Te Zvicra, prej minutës së parë po luan Xherdan Shaqiri.