Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra nderon edhe Blerim Xhemailin

Nuk është vetëm Granit Xhaka. Edhe Blerim Xhemajli është nderuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës para ndeshjes ndaj Bjellorusisë.

Xhemaili si shenjë falënderimi për kontributin në 69 ndeshje ka marrë një buqetë me lule.

“Faleminderit Blerim”, shkruan në postimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Xhemaili ka dhënë kontribut të madh në sukseset e fundit të Zvicrës.

Krahas Xhemailit te Zvicra kanë luajtur edhe disa futbollistë shqiptarë. Ndër më të rëndësishmit ka qenë edhe Valon Behrami.