Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zulfiu: Shpresoj që goli të na ndihmojë për ndeshjen e kthimit

Iljasa Zulfiu është shprehur i lumtur për fitoren e Dukagjinit ndaj Europas së Gjibraltarit.

Ai shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 96-të.

“Ishim në presion të golit. Na duhej goli për të shkuar atje në situatë më të mirë. Shpresoj që goli do të na ndihmojë. Atje na pret një ndeshje e vështirë. Në Klinë e kemi stadiumin me bari sintetik dhe do të ambientohemi për fushën që na pret në Gjibraltar”, ka thënë Zulfiu.