Minutat kalojnë në "purgatorin" e notit dhe kjo është dhoma e fundit para thirrjes për gara.
Për disa, qëndrimi aty është ferr, shkruan CNN. Por për Katinka Hosszu të Hungarisë kjo është një hapësirë e qetësisë. Kjo është hapësira ku ajo fillon të përqafojë fitoren, duke tërhequr forcën në tentimin për të ndjekur arin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPse? Për shkak se 28-vjeçarja beson se garat janë të përcaktuara nga mentaliteti, përcjell Koha Ditore.
"Unë besoj në thelb se në dhomën e fundit të thirrjes para garës edhe përcaktohet fituesi. Kjo është shumë, shumë përcaktuese", thotë Hosszu, në prag të Kampionatit Botëror të notit që këtë muaj do të mbahet në Budapest. "Fitorja varet nga mentaliteti që e ka. Pra, nëse jeni gati, do të jeni fitues ende pa u futur në pishinë".
Derisa lëviz nga kjo pishinë e vogël pas thirrjes për gara, Hosszu gjithnjë e më shumë rritet.
"Kur ec drejt pishinës, nuk e shoh as turmën", pranon Hosszu...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.