Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zollner te Prishtina për sukses më të madh në Evropë

Pas trajnerëve nga Turqia, Lituania, Maqedonia, Kroacia e Shqipëria, Sigal Prishtina ka zgjeruar hartën duke angazhuar për shef të shtabit teknik një trajner nga Gjermania.

Bëhet fjalë për Matthias Zollnerin që të shtunën Prishtina e zyrtarizoi si kryetrajner. Zollner 37-vjeçar së fundi ishte përzgjedhës i Austrisë, ndërsa sukseset më të mëdha i ka arritur në basketbollin e këtij vendi. Ai punon si trajner prej vitit 2004, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pesë vjet drejtoi ekipin Dachau në Regionalliga të Gjermanisë, ndërsa në nivel të njëjtë punoi edhe tre vjet të tjerë, deri më 2012. Në vitin 2013 kaloi në Austri dhe mori drejtimin e ekipit Guessing Knights. E udhëhoqi këtë skuadër drejt titullit të parë, ndonëse nuk vlerësohej fare në mesin e favoritëve. U shpall trajneri më i mirë i vitit.

Në edicionin 2014\15 trajneri i ri i Prishtinës pati kampanjë të suksesshme me Guessingun në Eurochallenge, ndërsa fitoi edhe Kupën. Prapë u shpall trajneri më i mirë i vitit në Austri. Në vitin 2016 u nda me këtë skuadër për shkak të telasheve financiare të klubit, ndërsa në verën e vitit të kaluar u emërua përzgjedhës i Austrisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)