Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane thumbon Barçën: Reali ka më së shumti tituj në histori

Foto: Reuters

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se klubi i tij është më prestigjiozi në La Ligë pavarësisht se Barcelona është shumë afër titullit të radhës këtë sezon.

Reali ka fituar 33 tituj në histori, më shumë se çdo klub tjetër në Spanjë. Gjithsesi klubi nga kryeqyteti spanjoll ka pësuar rënie këtë sezon.

Barcelona është shumë afër titullit të 26-të në histori, e që do të jetë i katërti në pesë vjetët e fundit. Me katër xhiro deri në fund, ajo prin me 12 pikë më shumë se ndjekësi Atletico.

“La Liga është shumë e rëndësishme. Është objektiv i përditshëm. Do të jetë objektivi jonë i parë për sezonin e ardhshëm. Kemi 33 tituj. Sa i ka Barcelona? Është e vërtetë që po bëjnë punë të mrekullueshme në vjetët e fundit dhe duhet ta pranojmë këtë, por në histori ne kemi shumë më shumë tituj”, ka thënë ai në konferencë për media.