Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Nuk kam pse ta bind Balein të qëndroj tek Reali

Zidan insiston se nuk pse të bëjë asgjë për të bindur Balein për të qëndruar në klub.

E ardhmja e yllit të Uellsit sërish është në dyshim, pasi ai udhëtoi në Londër këtë javë për tu takuar me agjentin e tij, Jonathan Barneet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas fitores 5-0 ndaj Leganes, tekniku francez foli edhe rreth çështjes së Bale. Ai tregoi se ka një marrëdhënie të mirë me sulmuesin uellsian, i cili nuk është paraqitur me Madridin që nga data 5 tetor.

“Tema është në të kaluarën. Ai është këtu, është në fushë, duke u përgatitur kohë pas kohe”, tha fillimisht Zidane.

“Nuk kam pse të bëj asgjë. Nuk kam pse ta bind atë për asgjë sepse ai është këtu. Ai po stërvitet, ai ende nuk është në dispozicion, por ai është këtu në Real Madrid”, përfundoi francezi.