Me ndeshjen e luajtur të premten ndërmjet Kastriotit e Zhegrës është hapur java e 14-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Është kjo java e fundit e stinorit vjeshtor me të cilën mbyllen aktivitetet garuese të këtij sporti për këtë vit.
Kastrioti ka shënuar fitore për të vazhduar garën për titull, ndërsa fitore presin edhe skuadrat e tjera pretendente.
Këtë edicion po zhvillohet garë e fortë për kreun në mes të Kastriotit dhe kampiones aktuale, Besa Famgas.
Besa ka vite që dominon hendbollin kosovar, ndërsa deri më tani ka pësuar vetëm një humbje, njëjtë si Kastrioti.
Edhe
Plejofi fillon edhe në hendboll
Besa të dielën e pret Vushtrrinë në Pejë (17:00), ndërsa ka fare pak gjasa që vushtrriasit të bëjnë ndonjë befasi.
Të dielën luhet edhe ndeshja ndërmjet Samadrexhës e Drenicës (17:00), ndërsa dy ndeshje të tjera janë të shtunën. Në Gjilan prej orës 17:00 takohen Drita e Trepça, kurse në orën 15:30 fillon takimi Prishtina - Vëllaznimi.