Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova përjashtohet nga loja në barazimin e Lillet

Edon Zhegrova është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë brenda pak minutave lojë.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të në ndeshjen që Lille e luajti kundër Metzit në elitën e futbollit të Francës.

Ky ballafaqim përfundoi me rezultatin e barabartë, 0:0.

Zhegrova u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 83, ndërsa në minutën e dytë të kohës shtesë e mori edhe një tjetër dhe u përjashtua me të kuq.

Ishte ndeshja e dytë për Zhegrovën në Ligue 1 të Francës. Luajti për katër minuta në ndeshjen kundër gjigantit francez, Paris Saint-Germain.

Lille që është kampion në fuqi i Francës pozicionohet në vendin e nëntë me 36 pikë. Metzi është në vendin e 18 me 21 pikë.