Mesfushori turk, Yusuf Yazici, shënoi gol të bukur të premten mbrëma për Lillen në fitoren 3:1 ndaj Ajaccios në kuadër të Ligue 1 të Francës.
Yazici në minutën e 17-të shënoi me goditje të bukur nga distanca për 1:0.
Edon Zhegrova fillimisht ngriti duart lartë dhe më pas kapi kokën me dy duart për golin e bukur. Dhe iu bashkua në festë Yazicit.
Por Yazici nuk e pa futbollistin kosovar dhe gjatë festës dora i shkoi në fytyrën e Zhegrovës.
“Yusuf Yazici nuk e ka parë bashkëlojtarin Edon Zhegorva në festën e golit”, ka shkruar sajti turk, Fotomaç, duke publikuar fotografitë e momentit interesant.
Zhegrova startoi te skuadra franceze dhe u vlerësua për paraqitjen.
Artikuj të ngjashëm