Federata e Notit të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Lum Zhaveli ka përfunduar garën me sukses në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Notit që po mbahet në Budapest.
Zhaveli në diciplinën 50 metra e përfundoi garën për 00:27:47 që nuk ishte koha më e mirë e tij, dhe u rendit në vendin e 70 nga 81 garues, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Notit që po zhvillohet në Budapest është paraqitur në diciplinën Delfinë 50 metra, Lum Zhaveli që arriti kohën 00:27:47. Kjo nuk ishte koha më e mirë e notarit dhe u rëndit në vendin e 70 nga 81 pjesëmarrës”, thuhet në postimin e Federatës.
Nesër do të garojë në këtë Botëror edhe notarja Melisa Zhdrella, e cila paraqitet në diciplinën 100 metra Bretkosë.