Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri përfshihet nga Zvicra në listën e 29 lojtarëve për “Euro 2020”

Andi Zeqiri është në mesin e 29 futbollistëve të ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Lajmi u publikua të mërkurën gjatë ditës, kur edhe u bë publike lista e përzgjedhësit të helvetikëve, Vladimir Petkoviq.

“Të gjithë 29 lojtarët e kanë mundësinë për ta përmbushur ëndrrën me paraqitje në Evropian. Por, paraqitja e mirë është kryesorja. Më të mirët nga ky moment do të bëjnë gara për të qenë pjesë e Evropianit. Do të jenë 26 lojtarë që së bashku bëjnë një grup të fort. Disa lojtarë të rinj e kanë mundësinë për të marrë eksperiencë”, ka thënë Petkoviqi, për listën preliminare të Evropianit.

Nga 29 futbollistë janë katër portierë, 10 mbrojtës dhe 15 mesfushorë e sulmues, ndërsa befasi janë Andi Zeqiri dhe Dan Ndoye. Zeqiri për një kohë të gjatë ka qenë synim i Federatës së Futbollit të Kosovës, por ai vendosi të luajë me Zvicrën U21 në Evropian.

Tani sulmuesi i Brightonit në Angli, e ka rastin që të thirret edhe në Evropianin 2020 për seniorë. Veç Zeqirit, janë ftuar edhe shqiptarët tjerë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.