Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zënkat e famshme të futbollistëve me tifozë

Mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier është ngjitur në tribuna të mërkurën mbrëma për t’u konfrontuar me një tifoz, që është raportuar se ka fyer vëllain e tij. Episodi që ndodhi pas ndeshjes së FA Cup ndaj Norwichit ka dëshmuar edhe një herë se yjet e sportit humbin qetësinë në raste, sidomos kur emocionet janë shumë të mëdha.

Dier bëhet vetëm futbollisti i radhës që shkakton konflikt me tifozët, kur gjërat nuk ecin sipas planit.

“SunSport” ka shkruar për disa prej rasteve më të famshme të zënkave të futbollistëve me tifozët.

Eric Cantona

Me shumë mundësi rasti më i famshëm është ai i vitit 1995 kur francezi temperament u hodh në tribunë të stadiumit “Selhurst Park” për të goditur me goditje të stilit “kung-fu” tifozin e Crystal Palace, Matthew Simmons. Cantona bëri këtë veprim pasi u përjashtua me të kuq derisa po luante me Manchester Unitedin.

Edhe Dier konfrontohet me një tifoz Sport Dier konfrontohet me një tifoz

Ishte bërë e ditur se Simmons kishte fyer rëndë Cantonan. Tifozi kishte qenë i vendosur më lart në tribunë, por kishte zbritur poshtë për të zemëruar yllin e Unitedit me fyerjet e tij.

Cantona ishte suspenduar për tetë muaj nga Federata e Anglisë, ndërsa ishte gjobitur me 30 mijë funte. Unitedi atë edicioni e humbi titullin e Premier Leagues nga Blackburn Rovers.

Image

Patrice Evra

Ka diçka të përbashkët me futbollistët francezë dhe goditjet “kung-fu”. Mbrojtësi i majtë, Patrice Evra, u ndëshkua me të kuq, pasi ishte tallur nga tifozët e Marceilles para ndeshjes së Ligës së Evropës, ndaj Vitorias , në vitin 2017.

Evra ftoi për konfrontim tifozët që po e fyenin dhe më pas erdhi te një përballje e lojtarëve me tifozë që dolën në afërsi të fushës. Bashkëlojtarët u munduan të ndalin Evran, por ai shmangu ata për një moment dhe goditi me këmbë në fytyrë njërin prej tifozëve.

Edhe Dier dënohet me katër ndeshje moslojë për konfrontim me tifozin Sport Dier dënohet me katër ndeshje moslojë për konfrontim me tifozin

Evra u përjashtua nga garat evropiane për një vit, ndërsa Marseille pak kohë më vonë ia shkëputi kontratën.

Image

Të tjerë futbollistë si Granit Xhaka, Jamie Carragher, David Beckham kanë pasur konflikte me tifozët. Por në të shumtën e rasteve nuk ka ardhur te përplasja fizike.